Rreth Nesh

ROTARY CLUB DURRËS

 

Nën kujdesin e të tjerëve rotarianë nga kryeqyteti, atëherë me gati një dekadë përvojë ekzistence, u mundësua të krijohej klubi i Durrësit me emrin “Rotary Club Durrës”, pikërisht më 2 Qershor të vitit 2001. Meritë të vecantë ka së pari i palodhuri Niko Nosi i RC të Tiranës si dhe anëtarët e tjerë të angazhuar të këtij Klubi që, për gati një vit kohe pune përgatitore intensive, së bashku me rotarianët durrsakë mundësuan këtë ditë me shumë emocione. Klubi Rotarian i Tiranës, më pas, ka qenë gjithmonë përkrah dhe bashkëudhëtues me RCD të porsa formuar, duke dhënë përvojën e vet të vyer në konsolidimin e mendimit Rotarian, gjë që ka bërë atë që sot rotarianët e Durrësit të gezojnë respektin e komunitetit qytetar ku ata jetojnë e punojnë. Guvernatori i Distriktit 2090 i vitit të formimit të Klubit, z. Ricardo Marrollo, u bë më pas një figurë frymëzuese si një Rotarian i përkushtuar i cili me modestinë e tij shembullore, mbështeti Klubin e ri të Durrësit dhe për këtë meriton një falenderim të veçantë. Rotarianët e Durrësit e kaluan me sukses provën e fillimit. Rruga e mëtejshme ishte e shtruar. Sot RCD ka 28 anëtarë dhe një arkiv aktivitetesh të shumta.

 

 

ROTARY INTERNATIONAL

 

Klubi i parë Rotarian nisi në Cikago, Illinois, USA në 23.02.1905 nga një avokat i quajtur Paul Harris. Harris dëshironte të bashkonte një grup profesionistësh (specialistësh) me zotësi dhe kualifikime  të ndryshme si një mënyrë për të shkëmbyer ide dhe formuar njohje të vlefshme. Në gusht të vitit 1910, 16 Rotary klubet e atëhershme në USA, formuan Shoqatën Kombëtare të Klubeve Rotariane (The National Association of Rotary Clubs), tani Rotary Ndërkombëtar (Rotary International, RI).

Në 1912 Rotary u përhap edhe në disa vende të tjera ndërsa  në korrik të  vitit 1925 Rotary u përhap në të 6 kontinentet. Për më tepër informacion rreth Rotary mund të vizitoni www.rotary.org

 

OBJEKTI I ROTARY

Që në dekadat e para të Rotary, antarët e hershëm përcaktuan principet guidë të tij të cilat evoluan gjatë viteve deri  në ato që sot njihen si Objekti i Rotary. Në vitin 1921 u shtua promovimi i paqes dhe në 1989 u hoq kufizimi i pjesëmarrjes së grave në Rotary.

Objekti (Qëllimi) i Rotary është të inkurajojë dhe të edukojë idealin e shërbimit si bazë e iniciativave  të dobishme e në vacanti të inkurajojë e stimulojë:

Së pari : Zhvillimin  e njohjes  si një oportunitet për sherbimin.

Së dyti : Standarte të larta etike në biznes dhe në profesione; vlerësimin e meritave të personave profesionistë e të biznesit, të bashkuar në  idealin e shërbimit; nderimin e profesionit të secilit Rotarian si një oportunitet për ti shërbyer shoqërisë.

Së treti : Aplikimin e idealit të sherbimit në jetën personale, profesionale dhe komunitare të secilit Rotarian.

Se katërti : Progresin e mirëkuptimit ndërkombetar, vullnetit të mirë dhe paqes nëpërmjet miqësisë së përbotëshme të biznesmenëve e profesionistëve të bashkuar në idealin e shërbimit.

 

DIVERSITETI

Si një organizatë ndërkombëtare Rotary vlerëson diversitetin e tij si në shkallë botërore ashtu dhe brenda secilit klub. Çdo klub përpiqet të reflektojë diversitetin e komunitetit të tij duke përfshirë anëtarë nga një shumëllojshmeri profesionesh, gjinie, moshe e etniteti. Duke patur në përbërje të tij  antarë me formim, kualifikim e pikpamje të ndryshme i jep klubit  njohje  më të gjerë të komunitetit dhe problemeve të tij si dhe  rrit mundësinë e  zgjidhjes së tyre. Po aq e rëndësishme është stimulimi i kulturës së përfshirjes, në të cilën të respektohen, të mbështeten dhe të vlerësohen këto diversitete.

Rotary është organizatë apolitike e jofetare; ajo nuk diskriminon për nga gjinia, raca, ngjyra, besimi, origjina nacionale apo orientimi seksual.

 

Ç’FARË   VLERËSOJMË NE

Rotary është formuar mbi principet që mbeten edhe sot  në themelet e organizatës. Këto principe pasqyrojnë vlerat tona thelbësore : integritetin, diversitetin,shërbimin (service), lidershipin dhe miqësinë.Vlerat tona thelbësore paraqiten si motive në principet tona drejtuese.

 

DREJTIMET  E SHËRBIMIT 

Ne i kanalizojmë angazhimet tona të shërbimit sipas pesë Drejtimeve të Shërbimit të cilat janë themelet e veprimtarisë së klubit.

–         Shërbimi i klubit fokusohet në forcimin e klubit. Një klub i i suksesshëm karakterizohet nga  marrëdhënie të forta dhe një plan aktiv i rritjes së antarësisë.

–         Shërbimi profesional i bën thirrje të gjithë Rotarianëve të punojnë me integritet dhe të kontribuojnë me ekspertizën e tyre në problemet dhe nevojat e shoqërisë.

–         Shërbimi ndaj komunitetit inkurajon cdo Rotarian të gjejë mënyrat, rrugët për të përmirësuar cilësinë e jetës së njerëzve në komunitetin e tyre dhe  ti shërbejë interestit publik.

–         Shërbimi ndërkombëtar  reklamon pra bën të njohur, arritjet tona globale në promovimin e paqes dhe mirëkuptimit. Ne e mbështesim këtë drejtim nëpërmjet sponsorizimit apo vullnetarizmit në projekte ndërkombetare, duke perdorur ekspertizën e antarëve lokale për të krijuar bashkëveprime (partnerships) afatgjatë në projekte të qëndrueshëm që kërkojnë partnerë shërbimi nga jashtë, etj.

–         Shërbimi i rinisë ka të bëjë me kualifikimin e rinisë dhe profesionistëve të rinj nëpërmjet zhvillimit të programeve të lidershipit si Rotarakt, Interakt, Çmimeve te Lidershipit Rinor rotarian, dhe Shkëmbimit të Rinisë Rotariane. (Rotaract, Interact, Rotary Youth Lidership Ëards “RYLA”.

Motoja e Rotarit  “shërbim pertej vehtes”, pasqyron besimin tonë në shërbim vullnetar dhe bujar.

 

 

FUSHAT E FOKUSIMIT

 

Çështjet në të cilat ne synojmë të maksimalizojmë impaktin tonë quhen fushat tona të fokusimit. Projektet tona më të qenësishëm dhe veprimtaritë tona më të suksesshme janë brenda këtyre fushave. Rotari Ndërkombetar ndihmon klubet rotariane, nëpërmjet global granteve dhe burimeve të tjera, të fokusojnë përpjekjet e tyre të shërbimit në këto fusha:

–         Promovimi i paqes

–         Luftimin e sëmundjeve

–         Sigurimi i ujit të pastër

–         Mbrojtja e nënës e fëmijës

–         Mbështetja e arsimimit

–         Zhvillimi ekonomik dhe komunitar

–         Mbeshtetja e mjedisit

 

Projektet që fokusohen në këto fusha janë të pranueshme, për tu mbështetur me global grante të financuara nga Rotary Foundation.

 

 

broshura rotary ok