Më datë 03.07.2020 ora 19:00, në selinë e klubit pranë Hotel Arvi, u zhvillua ceremonia e ndërrimit të presidencës Rotary Club Durrës.
Me pjesëmarrje të reduktuar të anëtarësisë për shkak të situatës aktuale të krijuar nga Covid-19, znj. Ela Golemi pasi prezantoi presidencën e saj dhe mori vlerësimet e anëtarësisë i dorëzoi presidencën Rotarianit z. Astrit Duçi, President i RCD për vitin 2020-2021.
I urojmë Astritit presidencë të sukseshme dhe klubit një vit Rotarian të mbarë!!
RCD